Bota

Vijon e qetë heqja e barrikadave nga protestuesit serbë, lirohet ura mbi liqenin e Ujmanit

2 Tetor 2021, 10:08 Nga DOSJA
Vijon e qetë heqja e barrikadave nga protestuesit serbë, lirohet ura

KOSOVË– Protestuesit serbë të cilët prej 13 ditësh kishin vendosur barrikada në pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjak, kanë liruar urën mbi Liqenin e Ujmanit.

Ata i kanë zhvendosur kamionët në një korsi të rrugës dhe ura është e lirë për qarkullim, ku edhe kanë kaluar ushtarët e KFOR-it.

Aktualisht ka mbetur dhe një barrikadë pa u liruar e cila është disa metra afër kufirit.

Situata raportohet të jetë e qetë në këto momente, derisa ushtarët e KFOR-it po vazhdojnë me patrullime në pikat kufitare.

Lajmi kryesor/ Reciprociteti për targat mes Kosovës e Serbisë! Pas 13 ditësh, pritet zhbllokimi i dy pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni arrihet marreveshja per targat kfor ne veri te kosoves arrihet marreveshja per targat kfor ne veri te kosoves

Sondazh

Poll