Bota

Vrasja e arkitektit nga shqiptarët, Matteo Salvini: Policia ka tre të huaj, njeri duhet të ishte dëbuar, ministër keni diç

2 Tetor 2021, 10:02 Nga DOSJA
Vrasja e arkitektit nga shqiptarët, Matteo Salvini: Policia ka tre të

ITALI– Arkitekti Roberto Mottura u vra nga tre grabitësit shqiptarë në 9 qershor 2021 në banesën e tij. Reagim për këtë ngjarje të rëndë ka pasur nga ana e kreut të Lega Nord, Matteo Salvini i cili ka komentuar ngjarjen e rëndë. Në një postim të bërë në ‘Facebook’ ai shkruan se policia i ka arrestuar tre emigrantët e paligjshëm e se njeri prej tyre duhet të ishte i dëbuar nga Italia. Salvini i drejtohet ministrit duke i kërkuar llogari për këtë vrasje, e për arsyen se përse shqiptari nuk ishte dëbuar nga Italia.

Ata vranë një arkitekt 50 -vjeçar gjatë një grabitje. Tani policia ka tre të huaj, të gjithë emigrantët e paligjshëm, u arrestuan. Njëri prej tyre duhet të jetë dëbuar tashmë nga Italia. Ministër Lamorgese, keni diçka për të thënë? “- tha ai.

Arkitekti 50-vjeçar Robert Mottura u vra gjatë një grabitjeje, e cila ndodhi qershorin e kaluar në shtëpinë e tij në Piossasco, në zonën e Torinos. Të arrestuarit akuzohen se kanë hyrë në shtëpinë ku Mottura jetonte me gruan Laura Lui dhe djalin e tij 12-vjeçar, duke e qëlluar për vdekje. Vrasja ndodhi në katin e parë të ndërtesës, pasi hajdutët kishin hyrë rreth orës 4 të mëngjesit nga dritarja e vilës. Çifti dhe djali i tyre flinin në katin e dytë kur ra alarmi. Sapo dëgjuan zhurmat, të dy zbritën në katin e parë ku edhe gjetën të vdekur Motturan. Jashtë shtëpisë u gjet një çekiç që kriminelët e kishin përdorur për të thyer dritaren dhe për të hyrë në shtëpi.

Kur kishte dëgjuar zhurmën, Mottura zbriti poshtë për të mbrojtur familjen e tij, por njëri nga hajdutët e kishte qëlluar atë me një armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen në vend. Më pas, banda ishte arratisur nga e njëjta dritare ku kishin hyrë, pa marrë asgjë nga shtëpia.

Përshtatur nga: Ilgironale

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni mateo salvini vrasja e roberto motturas mateo salvini vrasja e roberto motturas

Sondazh

Poll