Bota

Tensione në kufi/ Protestuesit serb nuk tërhiqen, rritet prania e KFOR-it në Jarinjë

2 Tetor 2021, 11:17 Nga DOSJA
Tensione në kufi/ Protestuesit serb nuk tërhiqen, rritet prania e

KOSOVË– Protestuesit serb janë ende të grumbulluar në një nga pikat e Jarinjës. Aty pranë është vendosur një kordon i policisë së Kosovës pasi kanë vëzhguar që aty pranë është një kamion që nuk lëviz por qëndron në barrikadë, në skaj të rrugës.

Një përfaqësues i Policisë së Kosovës tentoi që të marrë një pergjigje nga ana e serbëve mirëpo këta të fundit nuk i thanë asgjë. Më pas, përfaqësuesi i Policisë ka pasur edhe një komunikim me përfaqësues të KFOR-it dhe janë tërhequr përsëri në pozicionin fillestar, para se të nisnin largimin.

Një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është dëgjuar teksa thotë se “Ne e kemi planin tonë”. Mësohet se numri i pjesëtarëve të KFOR-it është rritur në kufi.

Reciprociteti për targat mes Kosovës e Serbisë! Pas 13 ditësh, nis zhbllokimi i dy pikave kufitare, protestuesit serbë tërheqin bllokadën, KFOR vendoset në Jarinjë dhe Bërnjak

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni kosova vendos reciprocitetin me serbine kosova vendos reciprocitetin me serbine

Sondazh

Poll