Frika nga një virus tjetër, pamje të rralla vijnë nga Rusia ku mijëra zogj po ngordhin në mënyrë të mistershme (FOTOT)
2 Tetor 2021, 09:52Nga DOSJA
RUSI- Ekspertët i druhen shfaqjes së një “gripi të shpendëve” pasi mijëra zogj u gjetën të vdekur në mënyrë misterioze duke rënë nga qielli në Rusi.
Sipas The Sun, pamjet shqetësuese tregojnë dhjetëra zogj deti të dekompozuar përgjatë bregdetit Arabat pranë Detit Azov në Krime. Të paktën 7,000 grebe me qafë të zezë, pëllumba deti dhe pulëbardha u zbuluan të ngordhura në plazh.
“Ne kemi regjistruar ngordhjen e zogjve në numër të madh, disa mijëra prej tyre,” tha akademiku, Grigory Prokopov nga Universiteti Federal i Krimesë.
Një video tronditëse tregon një zog të çorientuar që ecën pa drejtim dhe në mënyrë të crregullt nga dëmtimi i sistemit të tij nervor. Shkencëtarët besojnë se një infeksion i ri viral mund të jetë shkaku i vdekjeve masive të shpendëve.
“Me shumë mundësi, kjo nuk është helmim. Sjellja e një zogu që arrita të vëzhgoj tregoi se ishte qartë i sëmurë dhe vdiq. Kjo është shumë e ngjashme me dëmtimin e sistemit nervor qendror. Me shumë mundësi, ky është një lloj virusi.”-tha Prokopov.
Edhe pse një sëmundje infektive është më e mundshme shkaku, “helmimi dhe situata ekologjike” mund të jenë një faktor. Vendasit gjithashtu kanë sugjeruar që vdekjet mund të lidhen me nivele të larta të ndotjes në zonë pasi raportet treguan një nivel të lartë të merkurit në zonë.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA- Një burrë nga Michigani nuk arriti të festonte xhekpotin që kishte fituar pasi u gjet i mbytur me biletën në xhep.Sipas mediave amerikane, Gregory Jarvis...
SPANJË– Gati 60 emigrantë afrikanë thuhet se janë mbytur në përpjekje për të arritur në Ishujt Kanarie në Spanjë, tragjedia më e fundit në një vit ku...
GJEORGJI– Ish-Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili është arrestuar sapo u kthye në vendin e tij. Pro-perëndimori Saakashvili drejtoi vendin e Kauk...
INDI- Një katastrofë e madhe u shmang në Shimla të Indisë kur një ndërtesë shumëkatëshe u shemb në zonën Kacchighat. Për fat të mirë, ndërtesa u lirua, por vetë...
KOSOVË- Misioni i KFOR-it në Kosovë ka dalë me një komunikatë pasi nisi patrullimin në Jarinje dhe Bërnjak sipas marrëveshjes së arritur në mes të Kosovës ...
GJERMANI– Për momentin në Gjermani kemi vetëm konsultime të partive fituese në zgjedhje. Negociatat nuk kanë nisur ende. Po konsultohen me njëra-tjetrën d...
KOSOVË- Në veri ka filluar tërheqja e bllokadave të vendosa nga protestuesit serbë rreth dy javë më parë pas vendosjes së reciprocitetit të targave nga qev...