Bota

Fitoi llotarinë por nuk arriti të merrte paratë, një burrë nv SHBA gjendet i mbytur në det me biletën fituese në xhep

2 Tetor 2021, 09:40 Nga DOSJA
Fitoi llotarinë por nuk arriti të merrte paratë, një

SHBA- Një burrë nga Michigani nuk arriti të festonte xhekpotin që kishte fituar pasi u gjet i mbytur me biletën në xhep.

Sipas mediave amerikane,  Gregory Jarvis ishte në Blue Water Inn në Caseville, Michigan më 13 shtator kur ai po luante lojën në Club Keno, The Jack ku arriti të fitojë çmimin e parë prej 45 mijë dollarësh siç edhe shihet në një fotografi.

Por fatkeqësisht Jarvis nuk arriti të shijonte dhe të merrte paratë pasi u gjet i mbytur në det. Sipas autopsisë ai kishte disa plagë në kokë dhe trup të cilat mendohet se i mori gjatë rënies nga varka.

Shefi i Policisë së Caseville, Kyle Romzek tha se kur departamenti i tij mësoi për biletën fituese të llotarisë, ata bënë disa hetime të mëtejshme për të konfirmuar se ngjarja ishte një incident dhe jo e qëllimshme.

Tashmë bileta fituese prej 45 m,ijë dollarësh i është dorëzuar të afërmve të Jarvis.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gregory jarvis mbytet 45-vjecari ne shba gregory jarvis mbytet 45-vjecari ne shba

Sondazh

Poll