Aktualitet

Mirditë/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet 55 vjeçari i dënuar me 4 vite burg

1 Shkurt 2019, 15:27 Nga DOSJA
Mirditë/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet

MIRDITË– Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë këtë të premte, pasi ishte i shpallur në kërkim kombëtar për kultivim të lëndëve narkotike dhe i dënuar me 4 vite burgim.

Nga burimet policore të Komisiariatit të Mirditës, mësohet se 55-vjeçari i arrestuar është Kol Rregji, 55 vjeç, banues në Mirditë, i cili rezultonte i dënuar me 4 vite burg, në vitin 2018–të, nga Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë. Ai akuzohet për veprën penale kultivim i lëndëve narkotike, pasi në gusht të vitit 2015 në parcelën e pronës së tij, janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike, të llojit cannabis sattiva.

Njoftimi i policisë:

Forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, pas një pune hetimore të mirëorganizuar, kapën shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar : – Kol Rregji, 55 vjeç, banues në Mirditë, Ky shtetas është dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkodër me vendim të datës 11 Prill 2018, për vepren penale ” Kultivim i bimëve narkotike”.

Ngjarje e ndodhur në gusht të 2015, ku në parcela pronë të tij, janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike cannabis sattiva.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim kol rregji mirdite parcela me kanabis arrestim kol rregji mirdite parcela me kanabis

Sondazh

Poll