Aktualitet

Grup hetimor për Sheshin, prokurori padit Autoritetin e Dosjeve, PD e LSI kallëzim për Arta Markun

1 Shkurt 2019, 16:18 Nga DOSJA
Grup hetimor për Sheshin, prokurori padit Autoritetin e Dosjeve, PD e LSI

TIRANË- Tre kallëzime ditën e sotme për çështjen e prokurorit Bujar Sheshi, i akuzuar nga Partia Demokratike si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se për Sheshin është ngritur një grup hetimor që do të bëjë hetimin e plotë të çështjes. Grupi hetimor përbëhet nga prokurorët Ervin Karanxha dhe Marjeta Zaimi. Nga ana tjetër, prokurori Sheshi ka kallëzuar Autoritetin e Dosjeve për falsifikim të dokumentave.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se dy partitë opozitare, PD dhe LSI kanë kallëzuar prokuroren e Përgjithshme Arta Marku, pasi Bujar Sheshi është anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe këshilltar i Arta Markut. Nga ana tjetër, edhe prokuroria e Përgjithshme ka kallëzuar Bujar Sheshin. Mësohet se grupi hetimor do të kryejë sekuestrimin e dokumentacionit në Autoritet, në Prokurori të Përgjithshme, si dhe do të marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë në këtë çështje.

Ditën e sotme, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi u shpreh se KLP nuk do të japë një vendim për Sheshi nëse çështja nuk zgjidhet administrativisht.

“Mund të jetë kështu, por nuk mund të shprehem. Këshilli është në pritje të shterrimit të procedurave ankimore dhe vetëm në shterrim të këtyure procedurave do të marë një vendim.”-tha Ibrahimi.

Në mbledhjen e zhvilluar disa ditë më parë, KLP tha se vendimi për Sheshin do të merrej ditët në vijim, pasi KLP të administronte zyrtarisht shkresën nga Autoriteti i Dosjeve. Prokurori Sheshi paditi disa ditë më parë Autoritetin e Dosjeve, kryetaren Gentiana Sula dhe anëtarët se kanë falsifikuar dokumentacionin dhe gjeneralitetet e tij. Sheshi e ka cilësuar dokumentacionin e publikuar nga Dosjet si “sajesë të ulët”.

PD akuzoi disa ditë më parë, prokurorin Sheshi se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, gjatë regjimit komunist. Deputeti demokrat, Gent Strazimiri me një shkresë të Autoritetit të Dosjeve, tha se organet e reja të Vetting-ut e kanë anashkaluar këtë fakt për të kaluar Sheshin në organet e reja të Vetting-ut, që siç tha Strazimiri do të jenë në dorën e kryeministrit Edi Rama.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku bujar sheshi gent ibrahimi ish-sigurimsat prokuroria e pergjithshme arta marku bujar sheshi gent ibrahimi ish-sigurimsat prokuroria e pergjithshme

Sondazh

Poll