Aktualitet

Vdekja e babait liron për 4 orë Safet Rustemin, i ‘forti’ i Shkodrës merr pjesë në varrimin e të atit

1 Shkurt 2019, 14:24 Nga DOSJA
Vdekja e babait liron për 4 orë Safet Rustemin, i ‘forti’

SHKODËR- Është liruar për disa orë sot nga burgu, Safet Rustemi (Bajri), i njohur ndryshe si i forti i Shkodrës.

Rustemi është liruar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, pasi kishte varrimin e babait të tij.

Varrimi i babait të Rustemi ka qenë në orën 13:00 dhe siç bëjnë me dije burime për Dosja.al, Safet Rustemi ka qenë për 4 orë i lirë.

Babai i Safet Bajrit, është ish-mundësi i njohur Jonuz Bajri, fitues edhe i disa medaljeve kombëtare.

Me përfundimin e ceremonisë mortore, Safet Rustemi është kthyer në qelinë e tij në burgun 313 në Tiranë, nën masa të rrepta policore.

Kush është Safet Rustemi?

Safet Rustemi u arrestua në një bilardo në Tiranë më 21 shtator 2018. Rustemi u bë i njohur për publikun shqiptar në korrik të vitit 2018, pasi mediat belge ngritën alarmin se Rustemi fshihej në Shqipëri, ndërkohë që ishte i dënuar me 22 vite burg në Belgjikë.

Ato e etiketuan si të fortin e Shkodrës, dhe qyteti verior u quajt një Palermo që ishte nën kontrollin e 5 familjeve mafioze.

Ai u arrestua bashkë me të tjerë anëtarë të familjes Bajri, ku në operacionin “Oaz” u prangosën në total 11 persona. Të arrestuarit, bashkë me Rustemin akuzohen në Shqipëri për vrasje, gjobëvenie ndaj bizneseve, kërcënim si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, trukim ndeshjesh, armëmbajtje pa leje.

Pas arrestimit të tij në Shqipëri, ministri i Drejtësisë belge Koen Geens tha se do të kërkojë nga autoritetet shqiptare që Bajri të vuajë në Shqipëri dënimin, pasi ekstradimi i tij në Belgjikë është i pamundur, pasi nuk ka një marrëveshje mes dy vendeve.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet grupi i bajrajve i forti i bajrajve lirohet safet rustemi safet rustemi grupi i bajrajve i forti i bajrajve lirohet safet rustemi safet rustemi

Sondazh

Poll