Aktualitet

Gara për SPAK, Shkëlzen Cena prokurori i 9-të që aplikon, ende 6 vende bosh

1 Shkurt 2019, 15:01 Nga DOSJA
Gara për SPAK, Shkëlzen Cena prokurori i 9-të që aplikon,

Tiranë- Një javë nga mbyllja e afatit për aplikimet për tu bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme e njohur ndryshe si SPAK, Shkëlzen Cena bëhet prokurori i nëntë që aplikon.

Cena, prokuror pranë Prokurorisë së rrethit Dibër është aplikanti i nëntë që kërkon të bëhet pjesë e SPAK, krahas 4 prokurorëve që dorëzuan dje aplikimin e tyre. (Lexo këtu).

Ndërkohë që më herët, prokurorët Anton Martini, Klodian Braho, Besnik Muçi aplikuan për SPAK.

Çfarë është SPAK ose siç njihet ndryshe Prokuroria e Posaçme?

SPAK është njësia që do të ndjekë çështjet penale në emër të shtetit shqiptar kundër korrupsionit të niveleve të larta drejtuese dhe krimit të organizuar. SPAK ka të drejtë të përfaqësojë shtetin në të trija shkallët e gjyqësorit siç janë Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe ajo e Lartë.

SPAK është e pavarur në funksionim dhe ushtron detyrën përmes prokurorëve të Posaçëm që do të emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurorët e SPAK do të kenë një mandat 9-vjeçar dhe ky mandat mund të ndërpritet vetëm nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet anton martini besnik muçi klodian braho ngritja e spak prokuroria e posacme shkelzen cena anton martini besnik muçi klodian braho ngritja e spak prokuroria e posacme shkelzen cena

Sondazh

Poll