Politike

VIDEO- Çështja ‘Bechetti’/ Ngritja e Komisionit Hetimor, Duma: Do kontrollojmë veprimet e funksionarëve

1 Tetor 2021, 09:56 Nga DOSJA
VIDEO- Çështja ‘Bechetti’/ Ngritja e Komisionit Hetimor,

TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma deklaroi para gazetarëve ditën e sotme se grupi parlamentar i PD ka depozituar kërkesën zyrtare për ngritjen e një komisioni hetimor, për çështjen “Bechetti”. Duma u shpreh se borxhi që duhet të paguajë qeveria është në dëm të shqiptarëve. Duma akuzoi Ramën duke thënë se borxhi nisi vetëm për politikë pasi qeveria kundërshtoi median që publikoi dasmën e Erion Veliajt.

Qëllimi i këtij komisioni sipas Dumës, do të jetë që paratë e fituara nga një gjykatë arbitrazhi të mos paguhen nga taksat e qytetarëve, por nga ata që në të vërtetë shkaktuan dëmin.


Sot protokolluam kërkesën zyrtare të PD për ngritjen e komisionit hetimor, për cështjen Beccheti, opinioni publik është i njohur për dëmin që i kanë shkaktuar shqiptarëve. Komisioni ka në fokus kontrollin e veprimeve dhe mosveprimeve të funksionarëve publik për këtë dëm. Pse duhet të paguajmë këtë borxh, për një sagë që nisi nga Rama, për një media që publikoi dasmën luksoze të Veliajt. Nisi për politikë dhe sot rezulton në tre dëme të mëdha. Sot shqiptarët janë të detyruar që ta paguajnë këtë, të gjitha veprimet përfshijnë shkeljen e disa momentumeve që ky komision duhet të nxjerrë. Rama dhe në kohën kur çështja ishte në gjykim nuk bënte gjë tjetër veçse bërtiste, duke influencuar në drejtësinë e re. Për ti dhënë sistemit të drejtësisë shansin për të paguar borxhin, ky komision, ne si anëtar duam që të shtrojmë qartësi për ata që janë shkaktarët, pasi shqiptarët nuk duhet ta paguajnë.’- tha Duma.

Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015. Becchetti kishte kërkuar 650 milionë euro dëmshpërblim, pasi prokuroria shqiptare sekuestroi pronat e biznesmenit italian, përkatësisht televizionin Agon Channel, kryeministri e pati akuzuar publikisht Bechetin për pastrim parash. Sipas vendimit të marrë në gjykatën ndërkombëtare në çështjen ‘Beccheti’ kundër Shqipërisë, vendi ynë duhet t’i paguajë 110 milionë euro biznesmenit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike grida duma komisioni hetimor per bechettin grida duma komisioni hetimor per bechettin

Sondazh

Poll