Politike

VIDEO- Reforma në Drejtësi/ Soreca: Thelbësore për Shqipërinë, u investuan 50 mln lekë, ka dosje që duhen trajtuar URGJE

1 Tetor 2021, 08:17 Nga DOSJA
VIDEO- Reforma në Drejtësi/ Soreca: Thelbësore për

TIRANË– Reforma në Drejtësi është shumë thelbësore për Shqipërinë, deklaroi ditën e sotme ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca gjatë një aktiviteti të Këshillit të Larte Gjyqësor me temën “Roli i Institucioneve Vetëqeverisëse të Drejtësisë”. Soreca tha se ata që e ideuan reformën në Drejtësi e dinin se nuk do ishte e lehtë mirëpo në Shqipëri ak qënë një domosdoshmëri gjatë 5 viteve të fundit. Gjatë takimit ambasadori theksoi se janë disa dosje që duhen trajtuar në mënyrë urgjente të cilat duhen shqyrtuar në një afat më të shpejtë.


‘Ata që e ideuan këtë reformë e dinin që nuk do të ishte e lehtë dhe e thjeshtë. 5 vitet e fundit kanë konfirmuar se reforma ishte e domosdoshme, kjo reformë është thelbësore për Shqipërinë. Reforma në Drejtësi ka sjellë tashmë frytet e saj, kemi 23 procedime të ish-magjistratëve, ku SPAK ka dërguar çështje në gjykatë të-ish gjykatave të lartë dhe kushtetuese. E rëndësishme është që tashmë kemi institucione të drejtesisë funksionale si KLP dhe KLGJ. Dje kam patur një takim me ministrin Manja por edhe deputetët, ku do flasim për sistemin e ri gjyqësor. Procesi i vetingut duhet që të perfundojë sa më shpejt dhe të zgjatet mandati i anëtarëve të komisioneve të vlerësimit. Ka dosje që duhet të trajtohen në mënyrë urgjente, dosjet të shqyrtohen në afatin më të shpejtë. Qeveria dhe Kuvendi duhet të çojnë përpara Reformën, derimë tani janë investuar 50 milionë lekë për Reformën në Drejtësi‘- tha Soreca.

Ambasadori i BE preku dhe takimin që ka zhvilluar me Ulsi Manjën dhe deputetët ditën e djeshme, duke shtuar se do të takohet dhe me maxhorancën.

‘Do të kem takim me mazhorancën e opozitën, pas takimit qe pata me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për ecurinë e reformës së drejtësisë.’

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike luigi soreca luigi soreca

Sondazh

Poll