Politike

Bujar Nishani: Demokratët janë dyndur, janë mbledhur mbi 3 mijë firma për të thirrur Kuvendin e PD-së

30 Shtator 2021, 20:29 Nga DOSJA
Bujar Nishani: Demokratët janë dyndur, janë mbledhur mbi 3

TIRANË– Ish-Presidenti i Shqipërisë dhe ish-kryetari i Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha ka arritur të mbledhë mbi 3 mijë firma, më shumë se dyfishi i asaj që kishte kërkuar për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

I ftuar në ‘Opinion’, Nishani tha se demokratët janë dyndur për të firmosur dhe se mbi 80% të anëtarësisë së PD që duan të nisin një proces ndryshe në Partinë Demokratike.

“Kërkesa për thirrjen e referendumit….janë bërë dyfishi i kërkesës që kërkohet ajo 1500 vota. Janë mbi 3 mijë dhe ka një dyndje për të firmosur. Unë po them në dijeninë time, është informacion. Ka një masivitet mbi 80% të anëtarësisë së PD që duan të nisin një proces ndryshe në Partinë Demokratike,”- tha  Bujar Nishani.

Vetë Berisha kërkoi të mbledhë 1500 firme për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së, për të bërë ndryshime statutore në mënyrë që të pranohet referendum për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes bujar nishani foltorja per pd aksioni i berishes bujar nishani foltorja per pd

Sondazh

Poll