Politike

Damian Gjiknuri mesazh opozitës: Ju presim në tryezë, por pa kushte. Ne na duhen votat e atyre, atyre tonat

30 Shtator 2021, 20:24 Nga DOSJA
Damian Gjiknuri mesazh opozitës: Ju presim në tryezë, por pa

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka ftuar sërish Opozitën që të ulet në dialog me ta për reformën Territoriale, Zgjedhore, por edhe ndryshimet Kushtetuese. I ftuar mbrëmjen e sotme në “Radarin Informativ” në “ABC”, Gjiknuri tha se është gati që të ulet në tryezën e dialogut me opozitën, por PD nuk duhet të vendosë kushte. Ai shtoi se palëve u duhen votat e njëri-tjetrit dhe se për këto arsye duhet dialog. 

“Së pari nuk jam emëruar, nuk kam autorizim zyrtar (nga PS) por në pozicionin që jam kam mbajtur qëndrimin zyrtar edhe në takimin me ODHIR, ne jemi gati të ulemi me opozitën. Nuk zhvillohen negociatat që secili të vijë me listën e tyre të dëshirave. Ne jemi gati, nëse kërkojnë. Dëgjova kryetarin e opozitës që tha shumë shpejt do paraqesim kërkesë për komision. E presim kërkesën nga PD, ne jemi gati të negociojmë. Elektoralja ka rekomandime për t’u adresuar. Mendoj që është normale që të iniciohet nga opozita, pasi tradita politike ka qenë, që është opozita që inicion kërkesën. Megjithatë ne jemi gati ta ngrejë mbi parimet e bipartizanizmit. Kundërshtarin nuk e zgjedh dot, thjesht duhet të bashkëpunosh, je i detyruar të ulesh, nuk duhet të vish me kushte. Le të vijë në komision për të adresuar rekomandimet. Nëse duan të ndryshojnë Kushtetutën ky është një proces shumë i komplikuar. Ne do të ulemi pa kushte. Ne na duhen votat e atyre, atyre tonat. Reforma në drejtësi është përtej palëve nuk është ligj i karakterit politik. Shtyrjen nuk e kërkon shumica. Është një çështje që ka dalë për shkak të ecurisë së procesit që u mendua se do të ishte më e shkurtër,”- tha Gjiknuri.

Partia Demokratike ka dorëzuar kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Emrat e anëtarëve të Partisë Demokratike janë bërë të ditur, që nga Kryetari e deri te 6 anëtarët e saj. Nëse Komisioni ngrihet, Enkelejd Alibeaj do të jetë kryetar i saj, më as anëtarët do të përbëhen nga Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Sorina Koti, Ferdindat Xhaferri, Ervin Salianji dhe Kreshnik Çollaku. Vetë kryedemokrati Basha ka shpallir një aksion opozitar në nisje të legjislaturës së re teksa tha se duhet ndryhsimet kushtetuese e Reformë Territoriale.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike damian gjiknuri damian gjiknuri

Sondazh

Poll