Politike

Skadon marrëveshja me naftëtarët, ç’tha Rama disa ditë më parë: Investitorët s’e kanë parë me interes, s&#

1 Tetor 2021, 09:47 Nga DOSJA
Skadon marrëveshja me naftëtarët, ç’tha Rama disa

TIRANË– Sot ka mbaruar afati i marrëveshjes së naftëtarëve të uzinës së Ballshit me qeverinë për marrjen e pagave për një vit. Sipas marrëveshjes, naftëtarët nuk do të merrnin më paga nga shteti nëse për rafinerinë nuk do të gjendej një investitor. Por çfarë tha Rama lidhur me çështjen vetëm pak ditë më parë.

Më 27 shtator, i ftuar në emisionin “Open”, kreu i qeverisë u shpreh se dy investitorët që kishin ardhur për vlerësim, e kishin parë pa përfitim çështjen e naftëtarëve, ndaj ende nuk kishte një vendim përfundimtar. Por shtoi se punonjësit nuk do të mbeten në rrugë.

“Po merremi, çështja është që dy investitorë shumë seriozë që kemi sjellë për të vlerësuar e kanë parë shumë të paefektshme. Pa interes financiar koston e investimit në raport me përfitimin. Jemi akoma në përpjekje. A ka mundësi që të ngelen pa u paguar? Nuk do të ngelen në rrugë pa marrë një vendim përfundimtar. Vendimin përfundimtar nuk e kemi akoma, qoftë në rastin kur do të ketë një investitor që do të marrë përsipër koston shumë të lartë të investimit. Qoftë në rastin kur do të shkojmë për një zgjidhje radikale, që do të thotë çmontimi i saj. Janë dy variante që nuk i kemi në…kushtet kur mund të themi ky apo ai,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Skadon marrëveshja me qeverinë, naftëtarët në Ballsh mblidhen pranë uzinës: Duam zgjidhje, ende presim!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama marreveshja e qeverise me naftetaret edi rama marreveshja e qeverise me naftetaret

Sondazh

Poll