Politike

VIDEO- ‘Procesi i miratimit i hartës gjyqësore nuk është i lehtë…’/ Manja u drejtohet gazetarëve: Duroni

1 Tetor 2021, 08:32 Nga DOSJA
VIDEO- ‘Procesi i miratimit i hartës gjyqësore nuk

TIRANË– Brenda javës do të miratohet harta e re gjyqësore, deklaroi ditën e sotme para gazetarëve Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Pas zhvillimit të aktivitetit të Këshillit të Larte Gjyqësor me temën “Roli i Institucioneve Vetëqeverisëse të Drejtësisë”, Manja deklaroi para gazetarëve se procesi i hartës së re gjyqësore nuk është i thjeshtë pasi do një kohë të konsiderueshme. Mirëpo, Manja deklaroi se harta e re do të shkojë drejt variantit që do ofrojë shërbimet pikërisht në vendin ku janë dhe sot.


Proceci i miratimit të hartës së re gjyqësore nuk është i thjeshtë, pasi merr në konsideratë edhe aksesin që kanë qytetarët në sistemin e drejtësisë. Duhet të ketë plotësim të vakancave, por nuk mund ti bëjmë distancat të pamundura për qytetarët. Duroni dhe prisni hartën e re gjyqëesore. Unë e thashë ne do të shkojmë drejt variantit për ti ofruar shërbimet atje ku janë sot. Ne do të propozojmë zgjatjen e afateve të Vetingut, natyrisht është një proces që kërkon ndërhyrje në kushteturë, dhe është i domosdoshëm dhe bashkëpunimi i opozitës. Jemi në konsultim të ngushtë me partnerët tanë, BE dhe SHBA, në ditët në vijim do të kemi dhe materializmin e nismës së re në Kuvend.’- tha Manja.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ulsi manja ulsi manja

Sondazh

Poll