Bota

Dafina Gexha-Bunjaku merr postin e ministres së shëndetësisë së Kosovës, Vitia u dorëhoq pasi do të jetë kandidat për

1 Tetor 2021, 10:18 Nga DOSJA
Dafina Gexha-Bunjaku merr postin e ministres së shëndetësisë

KOSOVË- Dafina Gexha-Bunjaku do të jetë ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë.

Bunjaku emërohet në këtë pozitë pas dorëheqjes së Arben Vitisë nga posti i ministrit të Shëndetësisë.

Vitia deklaroi se tashmë fokusin do ta ketë në zgjedhjet lokale, dhe se kompetencat e tij do t’ia kalojë Dafina Gexha Bunjaku.

Por kush është Dafina Gexha-Bunjaku, e cila do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë?

Dafina Gexha Bunjaku aktualisht është zëvendësministre e Shëndetësisë. Ka lindur në Gjakovë. E diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ka vazhduar studimet post-diplomike në fushën e menaxhmentit shëndetësor – program i përbashkët i Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Vjenës, Austri.

Është specialiste e epidemiologjisë, dhe ka punuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Departmentin e Epidemiologjisë. Gjithashtu ka qenë pjesë e ekipit të IKShPK për fazën përgatitore dhe menaxhuese për COVID-19.

Gexha-Bunjaku është koordinatore për Kosovën në ECDC (Qendra Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve Ngjitëse), për raportim dhe bashkëpunim në disa fusha. Ka punuar në Programin e Mjekësisë Familjare të zhvilluar dhe përkrahur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm, Mbretëria e Bashkuar. (Informacionet mbi veprimtarinë e zëvendësministres janë të publikuara në faqen zyrtare të MSH-së)./Telegrafi/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arben vitia dafina gexha-bunjaku ministria e shendetesise se kosoves arben vitia dafina gexha-bunjaku ministria e shendetesise se kosoves

Sondazh

Poll