Bota

Nënshkrimi i marrëveshjes për reciprocitetit, Petkoviç: Policia e Kosovës do të largohen 24 orë më herët nga pikat kufi

1 Tetor 2021, 09:19 Nga DOSJA
Nënshkrimi i marrëveshjes për reciprocitetit, Petkoviç:

SERBI– Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka folur rreth marrëveshjes së arritur ditën e djeshme mbi reciprocitetin e targave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Petkoviç pretendon se njësitë speciale të Policisë së Kosovës do të fillojnë tërheqjen nga veriu 24 orë më herët se fillimi i implementimit të marrëveshjes, ku parashikohet se duke filluar nga data 2 tetor sdo të fillojë tërheqja e policisë dhe prezent do të jenë forcat e KFOR-it.

“Tërheqja e ROSU fillon 24 orë para zbatimit të marrëveshjes sepse ROSU nuk ka çfarë të kërkojë në veri të Kosovës. Gjëja më e rëndësishme është që do të largohet ROSU, dhe do të vjen KFOR-i, gjë që forcon rezolutën 1244. Dhe ajo që është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit tanë është targat KM nuk do të hiqen që është e rëndësishme për lirinë e lëvizjes”,- ka thënë Petkoviç.

Dje zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se një ndër pikat e marrëveshjes, parashikon fillimisht vendosjen e KFOR-it në Jarinjë dhe Bërnjak, ndërkohë duke filluar nga e shtuna në orën 08:00, Njësia Speciale dhe barrikadat, do të kenë 8 orë kohë për t’u larguar njëkohësisht.

Lajmi kryesor/ Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen mbi reciprocitetin e targave, nesër KFOR nis patrullimin në pikat kufitare

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni arrihet marreveshja per targat besnik bislimi kfor petar petkoviç arrihet marreveshja per targat besnik bislimi kfor petar petkoviç

Sondazh

Poll