Bota

Kandidati për Kryetar në Podujevë: Lëviz me mjet modest, ‘Ferrari’ 70 mijë euro

1 Tetor 2021, 09:26 Nga DOSJA

KOSOVË– Kandidati i NISMA-s për kryetar i Podujevës, Xhemajl Hasani lëviz me një makinë ‘Ferrari’ dhe kjo i duket shumë modeste. Kjo deklaratë u dha nga ana e tij në emisioni ‘Edicioni Zgjedhor’ në Klan Kosova. Teksa u pyet se me çfarë mjeti lëviz, Hasani shumë serioz u përgjigj ‘Ferrari’ duke thënë se është një dhuratë nga familja. Kjo deklaratë e tij solli shumë të qeshura në studio mirëpo deputetit i duket normale shifra e cila është harxhuar për mjetin e duke, duke zbuluar se është blerë 70 mijë euro.

Gazetarja: Me çfarë veture vozisni zoti Hasani?

Xhemajl Hasani: Lëviz me një veturë modeste, dhuratë prej familjarëve.

Gazetarja: Çfarë është modeste për ju?

Xhemajl Hasani: Me Ferrari.

Gazetarja: Ferrari, veturë modeste?

Xhemajl Hasani: Pse?

Gazetarja: Çfarë vlere ka?

Xhemajl Hasani: 70 mijë Euro.

Gazetarja: Dhe kjo është modeste për ju, apo jo?

Xhemajl Hasani: Po si të gjithë kandidatët e tjerë.

“Unë programin e pata po a e harrova në kerr ose a ma mori dikush këtu”, tha ai më tej gjatë intervistës duke mos u treguar aspak serioz.

Ironia e tij nuk u ndal gjatë studios pasi pas daljes, ai ndau në ‘Facebook’ foto me mjetin e tij duke shkruar ‘makina ime modeste’.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni xhemajl hasani xhemajl hasani

Sondazh

Poll