Bota

Vrau bashkëshorten e tij me 14 plumba në Prizren, dënohet me burgim të përjetshëm autori (EMRI+FOTO)

1 Tetor 2021, 08:12 Nga DOSJA
Vrau bashkëshorten e tij me 14 plumba në Prizren, dënohet me

KOSOVË- Shtetasi Bajram Velija, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij me 14 plumba në Prizren, Armenda Aliu Velija, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i palës së dëmtuar, Arianit Koci, përmes një postimi në Facebook.

Vrasësi i gruas së vet, Armenda Aliu Velija, u dënua me burgim të përjetshëm. Gjykata, ashtu si e kam propozuar në cilësinë e përfaqësuesit të palës së dëmtuar, e ka dërguar porosinë në shoqërinë tanë: tash e tutje, vrasjet e grave do të dënohen maksimalisht. Përndryshe, ky vendim i guximshëm po e kthen besimin në sistemin e drejtësisë”, ka shkruar Koci.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të përpiluar më 28 shkurt 2020, Bajram Velija akuzohet se më 6 gusht 2019, në lagjen “Jeta e Re” në Prizren, me dashje ka ekzekutuar bashkëshorten e tij. Sipas raportit shkak ka qenë një konflikt i ♪5astin ndërmjet çiftit, ku pasi bashkëshorta tentoi të dilte nga shtëpia Velija ka marrë armën dhe ka qëlluar drejt saj me 14 plumba duke e lënë të vdekur në vend.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arianit koci bajram velija policia e kosoves vret gruan ne prizren arianit koci bajram velija policia e kosoves vret gruan ne prizren

Sondazh

Poll

Bota 1 Tetor 2021, 06:18

OBSH: Afrika mbetet prapa në vaksinim

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se normat e vaksinimit kundër koronavirusit janë rritur në mënyrë modeste në Afrikë, por shtoi se kontinenti mbetet ende ...