Bota

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen mbi reciprocitetin e targave, nesër KFOR nis patrullimin në pikat kufitare

1 Tetor 2021, 09:10 Nga DOSJA
Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen mbi reciprocitetin e targave,

KOSOVË- Pas dy ditësh bisedime në Bruksel ditën e djeshme u arrit marrëveshja e reciprocitetit të targave midis Kosovës dhe Serbisë. Lajmin e konfirmoi i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ne kemi nje marreveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-përshkallëzimin dhe rrugën përpara sapo është arritur. Falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviçin për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe pajtuar për të mirën e njerëzve.‘- shkori Lajçak.

Në dokumentin e publikuar nga Lajçak shihet se 3 janë pikat kryesore të marrëeshjes:

1- Forcat Speciale të policisë së Kosovës do të tërhiqen nga pikat e Jarinjës dhe Bërnjakut më 2 Tetor dhe do të zëvendësohen nga forcat e KFOR-it, të cilat do të qëndrojnë në zonë për rreth dy javë për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes midis dy palëve.

2- Duke filluar nga 4 Tetori do të vendosen tabela si një masë e përkohshme duke mos hequr kështu targat aktuale.

3- Një grup pune i përbërë nga përfqësues të BE-së, Kosovës dhe Serbisë do të vijojë punën për të gjetur një zgjedhje të përhershme për recipr9ocitetin e targave. Takimi i parë do të mbahet më 21 tetor dhe pas 6 muajsh do të prezantohet zgjidhja përfundimtare.

Kjo është një marrëveshje e përkohshme, dhe do të shpërbejë vetëm për shtensionimin e situatës mes dy vendeve. Në 24 orët e fundit nuk është raportuar për ndonjë incident në afërsi të asnjërës pikë kufitare, Jarinjë e Bërnjak. Njësitë speciale të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë pranë bllokadave, ndërkohë që misioni i KFOR-it ka rritur prezencën në këtë pjesë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti arrihet marreveshja per targat mirollsav lajçak petar petkoviç albin kurti arrihet marreveshja per targat mirollsav lajçak petar petkoviç

Sondazh

Poll