Bota

Eurodeputetje përgëzon qeverinë e Kosovës për refuzimin e gazsjellësit, von Cramon: Është në të mirë të ambjentit

1 Tetor 2021, 08:23 Nga DOSJA
Eurodeputetje përgëzon qeverinë e Kosovës për refuzimin

BRUKSEL- Eurodeputetja Viola von Cramon, ka komentuar vendimin e qeverisë së Kosovës e cila refuzoi projektin e gazsjellësit në vend.

Von Cramon e cila vjen nga Partia e të Gjelbërve në Gjermani e ka quajtur lajm të mirë këtë vendim, ku sipas saj është në të mirë të ambjentit dhe në linjë me Planin e Gjelbër Evropian.

Vendim shumë i mirë. Faleminderit për vendimin qartësisht më miqësor ndaj ambientit  i cili është më i mirë për klimën tonë, për qytetarët tuaj dhe në linjë me Planin e Gjelbër Evropian”, ka shkruar ajo.

Very good decision. Thanks for the environmental clearly friendlier decision which is better for our climate, for your citizens and in line with the European Green Deal #EU #EGD #transition #energy #renewables #health https://t.co/qsgPZST6Gl

— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) September 30, 2021

Ditën e djeshme qeveria e Kosovës ka refuzuar projektin amerikan për gazin natyror. Në një konferencë për shtyp, ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se qeveria e Kosovës nuk do të përfshihet në projektin e gazsjellësit ekzistues në Maqedoninë e Veriut, projekt ky i përkrahur nga MCC-ja amerikane. Kryeministi, Albin Kurti ka vënë kushte që nuk kanë mundur të realizohen.

Administrata e Presidentit Biden më 2021 kishte futur edhe Kosovën në buxhetin e agjensionit federal MCC, ku ishte parashikuar që Kosova të përfitonte 200 milionë dollarë të pakthyeshme për të ndërtuar gaz-përcuesin në drejtim të Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, ku pastaj do të lidhej më rrjetin TAP (Trans-Adriatic Pipeline) apo me burime tjera.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni albin kurti artane rizvanolli gazsjellesi ne kosove viola von cramon albin kurti artane rizvanolli gazsjellesi ne kosove viola von cramon

Sondazh

Poll

Bota 1 Tetor 2021, 06:18

OBSH: Afrika mbetet prapa në vaksinim

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se normat e vaksinimit kundër koronavirusit janë rritur në mënyrë modeste në Afrikë, por shtoi se kontinenti mbetet ende ...