Bota

VIDEO/ Pjesëtarët e kartelit meksikan rreshtojnë të gjunjëzuar 20 anëtarë të bandës rivale para se t’i ekzekutojnë

1 Tetor 2021, 08:35 Nga DOSJA
VIDEO/ Pjesëtarët e kartelit meksikan rreshtojnë të

MEKSIKË– Një kartel publikoi pamje shqetësuese të momentit kur 20 rivalët e tij u rreshtuan krah për krah para se të ekzekutoheshin në Meksikë. Mbështetësit e ‘Los Tlacos’ akuzuan anëtarët e rivalit ‘La Bandera’ për zhvatjen dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm para se t’i detyronin të gjunjëzoheshin dhe t’i merrnin në pyetje me armë, në mes të një pylli në shtetin Guerrero. Banda La Bandera thuhet se është një krah i armatosur i Guerreros Unidos, karteli i lidhur me rrëmbimin e 43 studentëve në 2014 në Ayotzinapa.

 

Të paktën katër nga trupat e viktimave u gjetën të hedhur në bagazhin e një makine që ishte lënë e braktisur para zyrës së fushatës së kryebashkiakut të Igualas, David Gama Pérez, mërkurën në mëngjes. Ndërkohë, nuk dihet ende nëse eshtrat e 16 viktimave të tjera janë gjetur.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota karteli meksikan karteli meksikan

Sondazh

Poll