Sport

EUROPA LEAGUE/ Olympiacos “trondit” Fenerbahcen në Stamboll, Napoli humbet ndaj Spartakut të Moskës

30 Shtator 2021, 19:58 Nga DOSJA

EUROPË-Ditën e sotme u luajtën tetë takimet e orës 18:45 të Europa League. Përballja më interesante ishte ajo mes Fenerbahces dhe Olympiacos, konsideruar si “derbi” i ballkanit, përballje që përfundoi 0-3 për grekët.Soares zhbllokoi sfidën në minutën e 6′, ndërsa më pas në pjesën e dytë ishte Masouras që shënoi dy herë, duke vulosur suksesin. Fitorja e dytë për Olympiacos që kryeson Grupin D me 6 pikë, ndjekur nga Frankfurt me 4 që fitoi ndaj Antwerp me shifrat 0-1.

Ndërkohë surprizën e madhe e bëri Spartaku i Moskës që fitoi ndaj Napolit në transfertë me shifrat 2-3. Napolitanët e nisën ndeshjen në mënyrë perfekte dhe gjetën golin e avantazhit që në minutën e parë me maqedonasin Eljif Elmas, megjithatë më pas u “tradhtuan” nga portugezi Mario Rui që u ndëshkua me karton të kuq në të 29-ën dhe la të tijtë përreth një orë lojë me një lojtar më pak.

Kaq mjaftoi që rusët të gjejnë golin e barazimit me Quincey Promes në fillim të pjesës së dytë dhe më pas të marrin avantazhin me Ignatov në të 81-tën. Numrat në fushë u balancuan në minutën e 82-të, por pikërisht kur Napoli u hodh në sulm për të shmangur humbjen, holandezi Promes shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Spartaskun e Moskës.

Victor Osimhen shënoi në minutën e 94-t, por nuk kishte më kohë për të shmangur humbjen dhe tani Napoli do të duhet të mendojë për dopio-sfidën me Legian, ku është i dënuar të fitojë, për të mos rrezikuar kalimin më tej. Ndërkohë këto janë rezultatet e takimeve të tjera.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport europa league fenerbahce olympiacos europa league fenerbahce olympiacos

Sondazh

Poll