Bota

Me helikopterë, qen dhe qindra policë, Italia e gjitha ‘në këmbë’, po kërkohet ‘bossi’ i Cosa Nost

1 Tetor 2021, 07:31 Nga DOSJA
Me helikopterë, qen dhe qindra policë, Italia e gjitha ‘në

ITALI– Qindra efektivë policie janë vënë në kërkim të Matteo Messina Denaro. Sipas mediave italiane, mbi 150 efektivë kanë nisur kontrollet në zonën e Siçilisë dhe Kalabrisë për të kapur “bossin” famëkeq të Cosa Nostrës.

Në ndihmë të efektivëve, janë vënë edhe disa helikopterë dhe njësi speciale të “përforcuar” me qen. Në kontroll janë vënë mjaft banesa në komunat Castelvetrano, Campobello di Mazara, Santa Ninfa, Partanna, Mazara del Vallo, Santa Margherita Belice e Roccamena e persona në lidhje me bosin mafioz, me të kaluar kriminale e pranë familjeve mafioze

Shefi i Cosa Nostra, i konsideruar si një nga të arratisurit më të rrezikshëm në botë, nuk dihet se ku fshihet që nga viti 1993. I lindur më 26 prill 1962 në Castelvetrano, në zonën e Trapanit, Matteo Messina Denaro ka “mbi supe” një dënim të përjetshëm për masakrat e bëra në vitin 1992. Ai akuzohet për vrasje, masakra, shkatërrime pronash private, vjedhje dhe kundërvajtje të tjera të vogla.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni matteo messina denaro matteo messina denaro

Sondazh

Poll

Bota 1 Tetor 2021, 06:18

OBSH: Afrika mbetet prapa në vaksinim

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se normat e vaksinimit kundër koronavirusit janë rritur në mënyrë modeste në Afrikë, por shtoi se kontinenti mbetet ende ...