Aktualitet

Dibër, arrestohen katër persona për armëmbajtje pa leje dhe kultivim bimësh narkotike

1 Tetor 2021, 09:30 Nga DOSJA
Dibër, arrestohen katër persona për armëmbajtje pa leje dhe

DIBËR- Pas kontrolleve të shtuara të policisë për parandalimin e armëmbajtjeve pa leje dhe kultivimin e bimëve narkotike, janë arrestuar dy persona të cilët ushtronin këto veprimtari kriminale. 32-vjeçari, Drilon Neziri, banues në fshatin Bruç është arrestuar ditën e sotme në një lokal në Mat, pasi iu gjet e fshehur në trup një pistoletë me 6 fishekë. Ndërkohë, në Dibër janë arrestuar për kultivim narkotikësh vëllezërit Florian dhe Florim Kariçi, 27 dhe 18 vjeç, si dhe 16 vjeçari me iniciale A.K..

NJOFTIMI I POLICISË:

Dibër- Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Kontrollet nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, forcat speciale Renea dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Si rezultat i kontrolleve, në një lokal në Mat është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje, ndërsa në Dibër, një rast i kultivimit të bimëve narkotike. Janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas, si dhe janë sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë narkotike cannabis. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të kultivimit e trafikimit të narkotikëve, si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, në një lokal në fshatin Urakë, Mat, është kapur në flagrancë shtetasi D. N., 32 vjeç, banues në fshatin Bruç, Mat. Gjatë kontrollit, iu gjet e fshehur në trup një armë zjarri pistoletë, me 6 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Kontrollet nga shërbimet e përbashkëta policore kanë vijuar në disa zona të thella malore të qarkut Dibër, pasi disponohej informacion për kultivim të bimëve narkotike. Gjatë kontrollit në një zonë të thyer malore të Lurës janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. K., 16 vjeç dhe F. K., 27 vjeç (vëllezër) dhe F. K., 18 vjeç, banues në fshatin Grykë Nokë, Bashkia Dibër. Këta shtetas dyshohen se janë autorë të kultivimit të bimëve narkotike në këtë zonë. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar një sasi lënde narkotike, si dhe kanë asgjësuar me anë të djegies pjesën tjetër të bimëve që ishin në proces tharjeje, ku një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrest per armembajtje pa leje arrest per kultivim narkotikesh arrest per armembajtje pa leje arrest per kultivim narkotikesh

Sondazh

Poll