Bota

Bie çmimi i mega-rezidencës 500 milionë dollarëshe, askush nuk dëshiron ta blejë prej numrit të madh të borxheve

1 Tetor 2021, 07:13 Nga DOSJA
Bie çmimi i mega-rezidencës 500 milionë dollarëshe, askush

SHBA– Mega-rezidenca, që besohet të jetë shtëpia më e madhe në Los Angeles, është konfiskuar pasi askush nuk dëshiron ta blejë. Sipas CNN, rezidenca e quajtur ‘The One’ u hodh në treg ne vitin 2020. Vlera e saj ishte 500 milionë dollarë, por pasi nuk pati interes për tu blerë, çmimi u përgjysmua duke rënë në 225 milionë. ‘The One’ për të cilën u desh gati një dekadë të ndërtohej, është e vendosur në majë të një kodre nga ku mund të shihet qartë gjithë qyteti i Los Angeles. Shtëpia gjigande ka 20 dhoma, 6 ashensorë, garazh për 50 makina, një librari, kinema, sallon bukurie, fushë tenisi, një bar dhe palestër.

Zhvilluesi i projektit, Nile Niami, dështoi së financuari ndërtimin e rezidencës, pasi përfundoi në më shumë se 100 milion dollaerë borxh dhe kredi. Ai thuhet se mori mbi 82 milion dollar borxh për të përfunduar ndërtimin në vitin 2018, por 3 vjet më vonë, në mars te 2021-shit, u dërgua njoftimi i mospagimit, që coi në sekuestron e ndërtesës. ‘The one’ ka mjaft çështje ligjore të hapura, fatura të papaguara dhe nevojë për përfundimin e plotë të ndërtimit, të cilat arrijnë një vlerë prej 2 milionë dollar borxhe. Kjo është një ndër arsyet pse interesi për blerjen e saj qe tepër i ulët.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mega rezidenca the one mansion mega rezidenca the one mansion

Sondazh

Poll

Bota 1 Tetor 2021, 06:18

OBSH: Afrika mbetet prapa në vaksinim

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se normat e vaksinimit kundër koronavirusit janë rritur në mënyrë modeste në Afrikë, por shtoi se kontinenti mbetet ende ...