Bota

Haradinaj kundër marrëveshjes për targat: Veriu i Kosovës po trajtohet ndryshe, kjo është një kthim pas

30 Shtator 2021, 16:02 Nga DOSJA
Haradinaj kundër marrëveshjes për targat: Veriu i Kosovës po

KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kërkuar transparencë të plotë të marrëveshjes së nënshkruar ditën e sotme mes Kosovës dhe Serbisë për targat në Bruksel. Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se kjo marrëveshje është e papranueshme nëse qeveria ka pranuar ta trajtojë veriun ndryshe nga pjesa tjetër e Kosovës, duke shtuar se kjo është një kthim pas në kohë. Ai gjithashtu ka shtuar se është i indinjuar me barazimin që i është bërë policisë speciale të Kosovës me grupet kriminale që kanë bollokuar pikat kufitare.

Postimi i plotë:

Kërkojmë nga qeveria e Kosovës që menjëherë ta publikojë tekstin integral të marrëveshjes për targat. Nëse është e vërtetë se qeveria ka pranuar ta trajtojë ndryshe veriun nga pjesa tjetër e Kosovës, kjo për ne është krejtësisht e papranueshme dhe e dënueshme. Karakteri unitar i shtetit nuk mund të preket. Poashtu, jemi të indinjuar me barazimin që i është bërë policisë speciale të Kosovës me grupet kriminale që kanë bllokuar rrugët në veri. Njëjtësimi i tërheqjes së grupeve kriminale me tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës është ofendim dhe goditje per sovranitetin e Kosovës!

Poshtu, pajtimi që KFOR të marrë nën kontrollë ruajtjen e rendit në veri, kur kjo është kompetencë ekskluzive e organeve shtetërore të rendit e kur misioni i KFOR është ushtarak, është kthim prapa dhe koncesion ndaj Serbisë e me pasoja të rënda për Kosovën. Kryeministri e ka për detyrë të sqarojë popullin për çdo detaj të kësaj marrëveshjeje dhe urgjentisht të raportojë në Kuvendin e Kosovës. Askush nuk ka mandat të nënshkruaj kurrëfarë marrëveshjeje që mund të jetë në kundërshtim me sovranitetin e vendit! 

Lajmi kryesor/ Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mbi reciprocitetin e targave, nga 2 tetori largohen forcat speciale nga pikat kufitare dhe vendoset KFOR

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arrihet marreveshja per targat ramush haradinaj arrihet marreveshja per targat ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Bota 30 Shtator 2021, 13:49

RUSI- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha se vendi i tij synon të blejë përsëri një seri të dytë të sistemeve të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia. Ky v...