Sport

“Kjo është më shumë se një ndeshje”/ Ndërtuar nga Hitleri, një ekip izraelit luan për herë të parë në &#

30 Shtator 2021, 17:49 Nga DOSJA
“Kjo është më shumë se një ndeshje”/

GJERMANI-Në orën 21:00 do të luhet ndeshje e Conference League midis Union Berlin dhe Maccabi Haifa e vlefshme për Grupin E. Një përballje që është diçka më shumë, për herë të parë në fakt, një ekip izraelit do të luajë në “Olympiastadion” ku Olimpiada e organizuar nga Gjermania naziste u zhvillua 85 vjet më parë në vitin 1936 në prani të Adolf Hitlerit.

“Nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat për ne, këtu kanë ndodhur mizoritë më të mëdha”, tha trajneri i Maccabi Haifa, Barak Bakhar, duke nënvizuar vizitën shumë të përzemërt që lojtarët bënë në Memorialin Shoah të qytetit.”Ne e dimë shumë mirë që kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë që shkon përtej aspektit sportiv.”

Gjatë vizitës në Memorial, ekipi vendosi një kurorë, një flamur izraelit dhe një flamur të Maccabi Haifa në një nga pllakat e përkujtimores.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport hitler maccabi haifa union berlin hitler maccabi haifa union berlin

Sondazh

Poll