Politike

Delegacioni i OSBE-së zbarkon në zyrën e Celibashit, kreu i KQZ-së: Morëm rekomandime, do shërbejnë si pika referimi për

30 Shtator 2021, 16:39 Nga DOSJA
Delegacioni i OSBE-së zbarkon në zyrën e Celibashit, kreu i

TIRANË– Delegacioni i OSBE/ODIHR, kryesuar nga Urszula Gacek ka shkuar sot në zyrën e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi. Pas takimeve të zhvilluara me Opozitën e maxhorancën, këtë herë Gacek është ulur në një tavolinë me Celibashin.

Takimi është pasqyruar nga vetë kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes një postimi në rrjetet sociale. Krah fotove, Celibashi shkruan se rekomandimet e OSBER/ODIHR do të shërbejnë si pika referimi për përmirësimin e mëtejshëm të veprimtarisë KQZ.

“Në emër të KQZ, i shpreha mirënjohjen Ambasadores Urszula Gacek për vlerësimet realiste të OSBE-ODIHR për aktivitetin e KQZ. Rekomandimet do të shërbejnë si pika referimi për përmirësimin e mëtejshëm të veprimtarisë KQZ, në adresimin e shqetësimeve të ngritura në raport”- shkruan Celibashi n­ë Twitter.

Delegacioni i OSBE-ODIHR ka zhvilluar takime në Shqipëri me palët politike. Fillimisht shkuan tek sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, i cili tha se Partia Socialiste është e gatshme të ulet në tryezë dialogu me opozitën si për reformën zgjedhore ashtu edhe për atë territoriale. Ndërsa Basha tha se raporti i OSBE-së fakton masakrën zgjedhore të 25 prillit. Takim u zhvillua dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

OSBE-ODIHR publikoi muaj më parë raportin përfundimtar për zgjedhjet, ku nënvizoi të gjitha faktet për ecurinë dhe mbarëvajtjen 25 prillit. Me kritika, raportime dhe rekomandime, OSBE theksoi se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga Administrata Zgjedhore, por qytetarët u vunë nën preson për të votuar për partinë në pushtet. Në raport theksohej se Partia Socialiste keqpërdori fondet publike, shpërndau paratë e rindërtimit pas tërmetit tragjik dhe rriti punësimet në administratë për të përfituar vota.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilirjan celibashi urszula gacek ilirjan celibashi urszula gacek

Sondazh

Poll