Politike

VIDEO-Bilanci i ekonomisë, Ahmetaj: Shpenzimet janë rritur, në janar fituam gjithë vendet e punës që humbëm nga COVID

30 Shtator 2021, 09:47 Nga DOSJA
VIDEO-Bilanci i ekonomisë, Ahmetaj: Shpenzimet janë rritur, në

TIRANË– Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka prezantuar shifrat e rritjes ekonomike në vend, duke bërë me dije se në janar të këtij viti, ishin fituar të gjitha vendet e punës që u humbën nga pandemia e koronavirusit. Po ashtu ai dha detaje të tjera lidhur me rritjen e shpenzimeve familjarë që tregojnë sipas tij edhe sinjale pozitive nga ekonomia në vend. 


Kam një lajm shumë pozitiv, për ringritjen dhe rimëkëmbjen graduale. Në tremujorin e dytë, ekonomia u rrit me 78.98%, krahasuar me tremuajorin që përkon me nisjen e pandemisë. Sa i përket përformancës së sektorëve, në krahasim me tremujorin e dytë, degët e ekonomisë shënojnë rritje. Reflektohet puna në infrastrukturë. Uji dhe energjia kanë rritje domethënëse. Pra të gjitha janë dyshifrore. Statistikat janë të rëndësishme, aty ndjehet ringritja dhe rimëkëmbja ekonomike. Të gjithë atyre elementëve që menaxhuan pandeminë dhe tërmetin por japin efekte pozitive. Konsumi final i popullatës janë shpenzimet e familjareve, po rritet me 10% krahasuar me një vit më parë. Formimi bruto i kapitalit fiks është më 35.7%, ndërsa performanca pozitive është parë tek importet dhe eksportet, por edhe me konkurueshmërinë që reflektohet tek konsumi me 53.6%. Këto nuk janë më shenja por trende. Ndoqëm një politikë fiskale ekspansioniste. Gjatë pandemisë apo dhe në mbështetje të sipërmarrjes me paktetat që janë të njohura. Në janar 2021 i rifituam të gjitha vendet e punës që humbëm për shkak të pandemisë. 692 mijë të punësuar. Po kështu rritja ekonomike po rikthehet në trajektore të konsoliduar. Rimëkëmbja mbetet priotiteti kryesor dhe të zhvillimit ekonomik. Sigurisht që këto janë trende të konsoliduara që tregojnë ringritjen ekonomike. Kemi shumë punë për të bërë para për të rritur të ardhurat për frymë dhe për të ndihmuar ata më shumë në nevojë. Gjithë puna që i dedikohemi është e përshkruar në detaje në programin e qeverisë,”-tha Ahmetaj.

LAJMI KRYESOR: Rritja e çmimit të bukës, Autoriteti i Konkurrencës s’gjobiti kompanitë e importit të miellit, Ahmetaj: Profesionistë! Ulja e TVSH për shportën, presim PD

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arben ahmetaj arben ahmetaj

Sondazh

Poll