Politike

Luigi Soreca takon Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja: Të konsolidohet Reforma e Drejtësisë

30 Shtator 2021, 16:12 Nga DOSJA
Luigi Soreca takon Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja: Të

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Evropia në Shqipëri, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim zyrtar me ministrin e sapoemëruar të Drejtësisë, Ulsi Manja. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Soreca shkruan se tashmë ka ardhur koha që Reforma në Drejtësi të konsolidohet mes palëve.

Ambasadori shton se në takim është diskutuar për rolin e institucioneve të verifikimit dhe të Shkollës së Magjistraturës si dhe punën e vazhdueshme në hartën gjyqësore.

“Sot takova ministrin e sapoemëruar të Drejtësisë, Ulsi Manja. Reforma e Drejtësisë duhet të konsolidohet tani, dhe efikasiteti i gjykatave dhe pavarësia e magjistratëve janë qëllimet kryesore. Ne diskutuam rolin e institucioneve të verifikimit dhe të Shkollës së Magjistraturës si dhe punën e vazhdueshme në hartën gjyqësore. Reforma e sistemit të drejtësisë vazhdon me mbështetjen e Evropës,”- shkruan Soreca.

Today I met the newly appointed Minister of Justice, Mr. @manja_ulsi ??. #JusticeReform must be now consolidated, and efficiency of courts and independence of magistrates are the key goals. We discussed the role of the vetting institutions and of the School of Magistrates,…1/2 pic.twitter.com/WSSn7nG3Jv

— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) September 30, 2021

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike luigi soreca ulsi manja luigi soreca ulsi manja

Sondazh

Poll