Politike

Rritja e çmimit të bukës/ Deputetët e PD dorëzojnë kërkesën për thirrje në seancë dëgjimore me Autoritetin e Konkure

30 Shtator 2021, 12:52 Nga DOSJA

TIRANË– Deputetët e Partisë Demokratike kanë depozituar kërkesën për thirrjen në seancë dëgjimore të Autoritetit të Konkurences. Me 4 tetor, deputetët e Partisë Demokratike kërkojnë që të mbahet seanca dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë dhe Autoritetit të Konkurrencës.

Sipas tyre rritja e çmimit të bukës ka sjellë efekt zinxhir në rritjen e çmimeve të produkteve të shportës si dhe kanë ndikuar në thellimin e varfërisë. Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar në seancë dëgjimore kryetaren e Autoritetit të Konkurencës për t’u njohur me masat dhe procedurat e kryera nga Autoriteti për rritjen e çmimit të bukës.

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë të Partisë Demokratike, Sorina Koti deklaroi ditën e sotme se Partia Demokratike do depozitojë kërkesën ndaj Autoritetit të Konkurencës për të ditur arsyet se përse votuan kundër uljes së çmimit të bukës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike autoriteti kombëtar i konkurrencës kerkesa e pd per autoritetin e konkurences autoriteti kombëtar i konkurrencës kerkesa e pd per autoritetin e konkurences

Sondazh

Poll