Politike

I mori postin! Braçe përplaset me Ahmetaj për rritjen e çmimit të bukës, zv.kryeministri: U bë hetim i thelluar, AK ësht

30 Shtator 2021, 15:26 Nga DOSJA
I mori postin! Braçe përplaset me Ahmetaj për rritjen e

TIRANË– Asambleja e Partisë Socialiste ka shkaktuar përplasje mes socialistëve, më konkretisht mes ish-zëvendëskryeministrit Erion Braçe dhe Arben Ahmetajt që i mori dhe postin. E gjitha nisi pasi kryeministri Edi Rama vendosi që të kishte si bashkëpunëtor të ngushtë Ahmetajn, vendim që siç duke nuk është pritur mirë nga Braçe.

Ky i fundit, në ditën e tij të fundit në zyrë, ktheu mbapsht karrigen duke dhënë edhe mesazhe të forta për pushtetin, ndërsa teksa i falenderoi të gjithë, fjalët e mira i kurseu për Ramën. Por rrëmuja në zyrë nuk u pa nga Ahmetaj, i cili sqaroi për mediat se çdo gjë ishte pastruar në momentin kur kishte shkuar për të vendosur sendet e tij.

Qetësia dhe paqja u vendos për pak kohë mes të dyve, derisa u rrit çmimi i bukës me 10 lekë! Reagime të ashpra erdhën nga ish-zëvendëskryeministri, ndërsa Ahmetaj në një intervistë për “Frontline” tha se rritja ishte e përballueshme.

“Po ta shikoni llogarinë e detajuar të rritjes së çmimit të miellit dhe atë të bukës deri tani çmimi është i përballueshëm në një rritje 7-10%,”-tha ai.

Po ashtu, vendimin e djeshëm të Autoritetit të Konkurrencës zv.kryeministri e cilësoi si të “pakomentueshëm dhe korrekt”. Sipas tij, të gjithë anëtarët e Komisionit të Konkurrencës janë profesionistë, ndaj dhe u shpreh i sigurtë se kishin bërë hetim thelbësor dhe nuk kishin gjetur asnjë marrëveshje të fshehtë mes 5 kompanive (Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK ) që rritën çmimin e miellit. Që si rrjedhojë solli edhe atë të bukës.

Por Braçe nuk e sheh nga i njëjti prizëm situatën… Ish-zëvendëskryeministri në një postim në Instagram shkruan se kompanitë që kanë rënë dakort për rritjen e çmimit të bukës duhet të ishin gjobitur pasi hetimet e kryera një vit më parë kanë konstatuar shkelje, por kjo gjë u rrëzua një ditë më parë gjatë zhvillimit të mbledhjes së radhës në Komisionin e Konkurencës.

Pra, vendimi i AK jo vetëm nuk është zbatuar por katër ndërmarrjet kanë vijuar të caktojnë çmimet në favor të tyre, në rritje e në dëm të popullit. Në këtë pikë; vendimi i korrik 2020 thotë “gjobë”; referuar ligjit 10% e xhiros vjetore! Pra, gjoba është automatike! Asgjë profesionale nuk ka në vendimin e tre komisionerëve dje, zero! Thjesht anembajtje e tyre ndaj katër ndërmarrjeve kundër popullit, interesit publik! Është skandaloze,”-shkruan Braçe.

Megjithatë duket se reagimet e tij duket se nuk kanë përfillur nga kolegët socialistë, e aq më pak nga pasardhësi i tij në detyrë. Në fund, pasoja bie mbi qytetarët dhe xhepat e tyre.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arben ahmetaj erion brave rritja e cmimit te bukes arben ahmetaj erion brave rritja e cmimit te bukes

Sondazh

Poll