Politike

VIDEO- Punimet në Malqenë, Gjici jep i prerë porositë: Një rrugë duan të shkretët, bëjeni mirë, mos t’i kthehemi

30 Shtator 2021, 13:39 Nga DOSJA
VIDEO- Punimet në Malqenë, Gjici jep i prerë porositë:

KUKËS– Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka inspektuar sot nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën e fshatit në Malqenë. Gjatë inspektimeve, Gjici ua ka bërë me dije punonjësve se duhet që të bënin punime me cilësi, në mënyrë që të mos i ktheheshin më për ndërhyrje, duke marrë si përgjigje vetëm tundje kokash nga inxhinierët. Për ekspertizë, Gjici ka ofruar dhe eksperiencën e tij.


“S’kemi parashiku një mur betoni? Duhet bërë kjo se është rruga tjetër lart. Ne nuk bëjmë punë pa standard, kush ka ardhur këtu i ka mashtruar këta banorë. Kanë pasur ministra, deputetë. S’kanë kërkuar gjë tjetër këta të shkretët. Të bëjmë një rrugë me standarde. Jo ta bëjmë sot edhe pas 6 muajsh…Unë dua cilësi. Do një masë mbrojtëse kjo. S’jam inxhiner por nga eksperienca që kam në ndërtim. Këtu mos prek çakull. Ja ku inxhinerin, kjo është puna juaj, jo e imja. Nuk kemi mundësi të bëjmë rrugë çdo 2 vjet. Asfalti do bërë miks që mos të rrëshkasin makinat gjatë dimrit. Vetëm kanalet anash se ato ujrat,”-tha Safet Gjici.

Për rikonstruksionin e rrugës së fshatit Malqene, vlera e të cilës është 28 mln lekë, e pritet që të përfundojë për 4 muaj.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike rruga ne malqenë safet gjici rruga ne malqenë safet gjici

Sondazh

Poll