Politike

VIDEO- A është në krizë bujqësia? Ahmetaj: Statistikat s’janë reale, u bënë në vitin 2008

30 Shtator 2021, 10:04 Nga DOSJA
VIDEO- A është në krizë bujqësia? Ahmetaj: Statistikat

TIRANË– Sektori i bujqësisë është i vetmi që ka shënuar bilanc negativë në tremujorin e dytë, por për zv.kryeministrin Arben Ahmetaj nuk ka krizë. E gjitha sipas tij, siç edhe bëri me dije në një konferencë për shtyp, vjen nga “fryrja” e shifrave të bëra në vitin 2008, duke dhënë edhe shembuj. 


PJESË NGA KONFERENCA: 

A është në krizë bujqësia?

Ahmetaj: Në volum ka rritje por është efekti i imputeve që ka influencuar edhe produktet. Në tremujorin e dytë, Shqipëria renditet e para në raport me veten. Jemi vendi i parë në rajon me rritjen 6-mujore. Jemi afër me Malin e Zi por ata kishin rënie me bazë shumë të ulët. Sa i përket bujqësisë mendoj që kontributi i bujqësisë ka flukturar në nivele 1-2%, influenca e çmimeve bën të kalibrohen të gjitha. Ka edhe një element që vjen nga vitit 2008-2009. Statistika nuk ishte reale. Kam me vete një statistikë për prodhimin e qumësishtit. Ka lëvizur me 1.1 mln ton, ka ngelur në ato nivele. Edhe importi po ashtu, madje ka edhe rënie. Importi përbën 10-11% të të gjithë konsumit. Si ka mundësi që ka rënë krerët, ndërkohë që qumështi ka rënë në konstante? E kemi marrë përsipër ta bëjmë me Eurostatin. Bujqësia është sektori që nuk paguan asnjë taksë. Praktikisht zero. Gjithë efektet vijnë për shkak të çmimeve të impoteve. Bujqësia jonë ka ardhur kohë që të kalojë në një ekonomi shkalle. Ferma e madhe nuk bëhet për një ditë por është e ardhmja.

LAJMI KRYESOR: Rritja e çmimit të bukës, Autoriteti i Konkurrencës s’gjobiti kompanitë e importit të miellit, Ahmetaj: Profesionistë! Ulja e TVSH për shportën, presim PD

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arben ahmetaj arben ahmetaj

Sondazh

Poll