Bota

Historia që po mban ”në ankth’ Greqinë! Një kërkesë për miqësi në Facebook shkaktoi gjithçka, i hodhi acid

30 Shtator 2021, 14:32 Nga DOSJA
Historia që po mban ”në ankth’ Greqinë! Një

GREQI- Është zhvilluar gjyqi i rradhës në Greqi, për sulmin me acid kundër Ioanna Paliospyrou nga 36-vjeçarja Efi Kakaratzoula, e cila ishte sot në gjyq dhe madje i tha viktimës se e di pse ndodhi e gjithë kjo dhe se nuk kishte ndërmend ta vriste.

Sipas Protothemës, Ioanna dëshmoi në gjykatë ku tha se se qëllimi i të akuzuarës ishte që të shkonte në spital ku po trajtohej për ta vrarë.

Tani kam një paaftësi fizike të përhershme 90%,’- tha Paliospyrou e cila iu përgjigj me qetësi të gjitha pyetjeve në gjyq.

‘Dua të sqaroj se nuk e kam parë kurrë, nuk e njoh, nuk e di nëse ai është në sallën e gjyqit,’- tha Ioanna në dëshminë e saj për 40-vjeçarin, për të cilin dyshohet se autorja kreu sulmit ndaj viktimës.

Në një dëshmi të mëparshme autorja pranoi sulmin por tha se nuk kishte qëllim ta vriste por thjesht ta lëndonte.

Ngjarja ka ndodhur në maj të 2020, ku 36-vjeçarja e kapur nga kamerat e sigurisë sulmoi me acid Paliospyrousin. Dy vajzat thuhet se ishin nga i njëjti qytet por nuk kishin kontakte me njëra-tjetrën përveçse miqësisë që kishin në Facebook. Një vit para sulmi vajzat ishin prezente në një dasëm ku thuhet se i dashuri i autores bisedoi me Ionnën dhe thuhet se i dërgoi asaj një ftesë miqësie në Facebook, gjë që mesa duket acaroi 36-vjeçaren.

Gati prej një viti, e ‘tërbuar’ nga xhelozia ajo përndiqte viktimën kudo, madje kishte arritur ti vinte përgjues në makinë. Me acarimin e marrëdhënieve në çift autorja dukej se fajësonte viktimën për të cilën dyshonte që kishte një marrëdhënie me partnerin e tij, Gjërat u acaruan deri natën e ngjarjes, kur Paliospyrou po kthehej për në shtëpi kur u sulmua papritur nga 36-vjeçarja me acid.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni efi kakaratzoula ioanna paliospyrou efi kakaratzoula ioanna paliospyrou

Sondazh

Poll

Bota 30 Shtator 2021, 13:49

RUSI- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha se vendi i tij synon të blejë përsëri një seri të dytë të sistemeve të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia. Ky v...