Bota

Vetëm në një vit u regjistruan 93 mijë të vdekur! SHBA përballet me humbje masive jetësh për shkak të mbidozës së dro

30 Shtator 2021, 14:17 Nga DOSJA
Vetëm në një vit u regjistruan 93 mijë të vdekur! SHBA

SHBA – Administrata e Presidentit Biden po përbllet me një numër në rritje të amerikanëve që vdesin nga mbidoza e drogës dhe, me shqetësimet për varësinë në rritje, Biden është përballur me një krizë mbarëkombëtare që vazhdon të përshkallëzohet ndërsa pandemia Covid-19vazhdon zvarritet.

Në fushatë, Biden paraqiti një plan gjithëpërfshirës për të adresuar epideminë opioide, por interesi i tij mbi këtë çështje ka rënë në masë të madhe, pasi është përqëndruar në pandeminë e koronavirusit. Tani administrata e tij po përballet me thirrjet për të bërë më shumë për të shmangur krizën sipas CNN.

Deri më tani, Shtëpia e Bardhë ka propozuar investime historike për të adresuar krizën e mbidozës në kërkesën e saj buxhetore të vitit  2022. Dhe buxheti, i cili përfshin financime historike të ngjashme me axhendën e Shtëpisë së Bardhë për politikën e drogës, vazhdon të negociohet midis Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit.

Por ekspertët thonë se duhet bërë edhe më shumë për të adresuar ndikimin e pandemisë në varësinë nga droga. Më shumë se 93,000 njerëz vdiqën nga mbidoza e drogës në vitin 2020, sipas të dhënave paraprake nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, duke e bërë vitin e kaluar më vdekjeprurësin.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota epidemia opioide mbidoza ne shba shba perballet me covid dhembidozen epidemia opioide mbidoza ne shba shba perballet me covid dhembidozen

Sondazh

Poll

Bota 30 Shtator 2021, 13:49

RUSI- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha se vendi i tij synon të blejë përsëri një seri të dytë të sistemeve të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia. Ky v...