Bota

Escobar: Një sukses i rëndësishëm! E drejtë e Kosovës të aplikojë reciprocitetin

30 Shtator 2021, 13:59 Nga DOSJA
Escobar: Një sukses i rëndësishëm! E drejtë e

KOSOVË – Zëvendësndihmës sekretari Amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar ka reaguar ditën e sotme për marrëveshjen e vendosur mes Kosovës dhe Serbisë.

Escobar e ka quajtur sukses të madh arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel mes dy vendeve dhe i ka atribuar suksesin Bashkimit Europian dhe Miroslav Lajçak-ut pë qetësimin e situatës dhe vendosjen e dialogut.

“Është një sukses i rëndësishëm arritja e sotme e marrëveshjes në Bruksel. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja po ndihmon në gjetjen e zgjidhjes për të dyja vendet. Dua të falënderoj emisarin Miroslav Lajçak dhe ekipin e tij për punën e madhe që kanë bërë sot”, ka thënë Escobar.

I pyetur më pas nëse SHBA e ka ditur paraprakisht për vendosjen e masës së reciprocitetit për targa, Escobar ka theksuar se është e drejtë e Kosovës të aplikojë reciprocitetin.

“Është e drejtë e Kosovës të aplikojë reciprocitetin. Jam i lumtur që kemi arritur marrëveshje për shtensionim të situatës”, tha Escobar.

Lajmi kryesor/ Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mbi reciprocitetin e targave, nga 2 tetori largohen forcat speciale nga pikat kufitare dhe vendoset KFOR

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora gabriel escobar marrëveshja kosovë-serbi gabriel escobar marrëveshja kosovë-serbi

Sondazh

Poll

Bota 30 Shtator 2021, 13:49

RUSI- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha se vendi i tij synon të blejë përsëri një seri të dytë të sistemeve të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia. Ky v...