Aktualitet

Vrasja e nënkomisarit, në makinën e të rinjve s’u gjet kanabis! SHÇBA heton sjelljen e policëve, eksperti: S’gjejm

30 Shtator 2021, 15:55 Nga DOSJA
Vrasja e nënkomisarit, në makinën e të rinjve s’u gjet

TIRANË– Aldi Rama ekzekutoi dy ditë më parë nënkomisarin Saimir Hoxha, e më pas vrau veten. Por dosja nuk është mbyllur me kaq.

Dy shokët e autorit, Armando Marku dhe Kristjan Sherri kanë deklaruar në Prokurori se kanë qenë duke konsumuar hashash së bashku në zonën e Vainit kur Policia u ka bërë thirrje për të ndaluar. Ndërsa kanë shtuar se shoku i tyre në momentin që ka kryer vrasjen nën efektin e drogës.

Por pretendimi i tyre nuk është vërtetuar, pasi në makinë nuk janë gjetur as mbetje të lëndëve narkotike, megjithatë analizat do ta tregojnë më qartësisht nëse të rinjtë kishin konsumuar kanabis para vrasjes.

Ndërkohë në Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit po heton në dy drejtime. SHÇBA po kryen hetim administrativ dhe penal. Njëri ka lidhje me operacionin për asgjësimin e 110 bimëve të kanabisit, ku merrnin pjesë vetëm tre oficerë, Saimir Hoxha, shefi i Krimeve, Leonard Palushi dhe efektivi Petrit Doda.

Ndërsa në lidhje me hetimin penal, SHÇBA po heton në lidhje me mundësinë e një përplasjeje të mundshme verbale të efektivëve të policisë me të Aldi Ramën pranë makinës ku ngjarja ndodhi.Gjithashtu objekt hetimi është edhe momenti kur i riu u gjet pa jetë në mes të kallamave në lagunës e Kunes.

Nga ekzaminimi paraprak në vendin e ngjarjes nuk është gjetur predha, ndërsa arma tip “TT” e Aldit është çuar të testohet për t’u parë nëse është përdorur edhe në ngjarje të tjera, veç vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha.

Ngjarja ndodhi paraditen e dy ditëve më parë, teksa nënkomisari dhe dy kolegët e tij po ktheheshin nga një operacion ku edhe kishin shkatërruar një parcelë me 110 rrënjë kanabisi. Teksa po ktheheshin për në Komisariat, tre efektivët kishin ndaluar të riun që po udhëtonte me dy shokët e tij, e gjatë kontrollit, Rama qëlloi mbi 44-vjeçarit. Më pas, kur kishin kaluar më shumë se 5 orë kontrolle në zonë, i riu u gjet i plagosur dhe në gjendje kritike për jetën, por ndërroi jetë vetëm dje në mëngjes.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldi rama vdes aldi rama vritet saimir hoxha aldi rama vdes aldi rama vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll