Sport

Tirana, “shtëpia” e mbledhjes së Komiteti “Hat-Trick” të UEFA-s…

30 Shtator 2021, 09:13 Nga DOSJA

TIRANE – Fillimisht, delegacioni i UEFA-s, i kryesuar nga kryetari i Komitetit “Hat-Trick”, Karl-Erik Nilsson, i cili është njëkohësisht edhe zv.president i UEFA-s, kanë vizituar ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” dhe janë njohur me investimet që FSHF ka bërë në këtë kompleks. Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku do të zhvillohet edhe mbledhja e këtij Komiteti, anëtarët e “Hat-Trick” kanë inauguruar muzeun e futbollit, duke u njohur me një pjesëz të historisë së futbollit shqiptar.

Më tej, delegacioni u spostua në stadiumin “Air Albania”, vepra më e madhe infrastrukture e ndërtuar në vendin tonë edhe me kontributin financiar të “Hat-Trick”. Siç është edhe traditë në mbledhjet apo takimet e UEFA-s, anëtarët e Komitetit zhvilluan edhe një ndeshje futbolli ku nuk munguan golat dhe momentet e gëzuara.

Ndërkaq, të enjten do të zhvillohen edhe punimet e mbledhjes së Komitetit “Hat-Trick”, ku do të shqyrtohen dhe miratohen projekte të rëndësishme të futbollit europian. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mban pozicionin e zv.kryetarit të Komitetit “Hat-Trick”, kësaj here kryen edhe rolin e mikpritësit të punimeve të këtyre punimeve. I ftuar nderi në këtë mbledhje është edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamet Sejdiu, njofton zyra e shtypit në FSHF.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport armand duka karl-erik nilsson presidenti i federatës shqiptare të futbollit shtëpisë së futbollit stadiumin “air albania” armand duka karl-erik nilsson presidenti i federatës shqiptare të futbollit shtëpisë së futbollit stadiumin “air albania”

Sondazh

Poll

Sport 30 Shtator 2021, 08:33

Ronaldo: “Na ndihmoi fati ndaj Villareal-it”

ANGLI – Fitorja e mbërmjes së djeshme e Manchester United u konsiderua disi me fat nga trajneri Oleguar Solskjaer, por të njëjtin mendim ndan edhe ylli i ...

Sport 29 Shtator 2021, 22:12

MILANO-Mbrëmë, në Milano, gjatë ndeshjes Milan-Atletico Madrid, dy tifozë italianë u raportuan se kishin sulmuar stjuardët, pasi këta të fundit tentuan t’i larg...