Bota

Po, mund të kesh Covid dhe gripin në të njëjtën kohë dhe nuk është aspak e këndshme

30 Shtator 2021, 13:22 Nga DOSJA
Po, mund të kesh Covid dhe gripin në të njëjtën

SHBA – Doktor Adrian Burrowes, mjek familjar në Florida, ka parë qindra pacientë me Covid-19, por ai është i shqetësuar, madje edhe më shumë se vitin e kaluar, për atë që do të ndodhë këtë sezon gripi, madje edhe më shumë se vitin e kaluar. Sipas CNN, Kjo vjeshtë dhe dimër mund të shënojë rritjen e parë të numrit të pacientëve të infektuar si nga gripi ashtu edhe nga varianti Delta, lloji më ngjitës i koronavirusit.

“Me siguri mund të kapni edhe gripin edhe Covid-19 në të njëjtën kohë, dhe kjo mund të jenë katastrofike për sistemin tuaj imunitar. Unë jam padyshim më i shqetësuar këtë vit sesa isha një vit më parë,” tha ai për CNN.

Masat paraprake të rritura të sigurisë kundër Covid-19 vitin e kaluar ndihmuan në parandalimin e përhapjes së gripit vitin e kaluar, por fakti që shumë njerëz nuk po kujdesen më mund të çojë në rrijtjen e rasteve.

“Vitin e kaluar, më shumë njerëz që qëndronin në shtëpi dhe mbulonin fytyrat me maskë kur dilnin jashtë por këtë vit situata mund të jetë krejtësisht ndryshe. Unë besoj se do të shihni një bashkë-infektim  të gripit dhe koronavirusit. Dhe besoj se do të shihni një shkallë më të lartë të vdekshmërisë nga kjo“, ka thënë ai.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll