Bota

Ulen ndjeshëm shifrat e Covid-19 në Kosovë, në 24 orët e fundit shënohen 4 viktima dhe 45 raste të reja

30 Shtator 2021, 13:05 Nga DOSJA
Ulen ndjeshëm shifrat e Covid-19 në Kosovë, në 24 orët

KOSOVË- Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 4 viktima dhe 45 raste me COVID-19.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, teksa në njoftim thuhet se sot janë shëruar 298 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.191.

Njoftimi i MSH-së:

30 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.910 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.328.825 doza të vaksinës.

Deri më sot 530.959 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.380 testime, 45 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sot janë shëruar 298 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.191

Në total numri i rasteve aktive është 2.928

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll