Aktualitet

Vetëvrasja e Aldi Ramës, pistoleta “TT” çohet për ekspertim, eksperti: Problem se nuk gjejmë predhën

30 Shtator 2021, 12:05 Nga DOSJA
Vetëvrasja e Aldi Ramës, pistoleta “TT” çohet

TIRANË– Pistoleta tip “TT” dhe një gëzhojë e gjendur shumë pranë trupit të shtrirë të Aldo Ramës janë dërguar për ekspertim balistik dhe daktiloskopik në laboratorin e kriminalistikës në Tiranë. Vendimi për ekzaminimin është marrë dje nga Prokuroria e Lezhës, ndërsa gazetari Elton Qyno raporton se në vendin e ngjarjes mungon predha.

Gjatë periudhës që ishte në morg, 21-vjeçarit iu bë ekspertiza mjeko-ligjore, e cila konstatoi si shkak për vdekjen e të riut një të shtënë në kokë, e cila i kishte shaktuar në shenjë një hyrje dhe më pas një dalje.

“Plumbi është tejshkues dhe ka lënë gjurmët e një plage në formë tubi. Ende nuk është gjetur predha që ka shkaktuar këtë plagë, ndaj kjo do sjellë dhe pak vonesa në daljen e një konkluzioni të shpejtë dhe përfundimtar,”-tha një nga ekspertët që është angazhuar tashmë me këtë çështje.

Përveç të tjerave, arma tip “TT”, e cila është gjetur pranë vendit ku ishte 21-vjeçari do të testohet për t’u parë nëse është përdorur edhe në ngjarje të tjera, veç vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha. Ky i fundit, u qëllua për vdekje nga Rama në fyt dhe zemër, duke ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ngjarja ndodhi paraditen e dy ditëve më parë, teksa nënkomisari dhe dy kolegët e tij po ktheheshin nga një operacion ku edhe kishin shkatërruar një parcelë me 110 rrënjë kanabisi. Teksa po ktheheshin për në Komisariat, tre efektivët kishin ndaluar të riun që po udhëtonte me dy shokët e tij, e gjatë kontrollit, Rama qëlloi mbi 44-vjeçarit. Më pas, kur kishin kaluar më shumë se 5 orë kontrolle në zonë, i riu u gjet i plagosur dhe në gjendje kritike për jetën, por ndërroi jetë vetëm dje në mëngjes.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldi rama vdes aldi rama vritet saimir hoxha aldi rama vdes aldi rama vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll