Bota

Zbardhet drafti me 3 pika i marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë mbi reciprocitetin, Lajçak: Do të vendosen tabela pa heq

30 Shtator 2021, 10:28 Nga DOSJA
Zbardhet drafti me 3 pika i marrëveshjes midis Kosovës dhe

BRUKSEL– Pas dy ditësh bisedime në Bruksel arrihet marrëveshja e reciprocitetit të targave midis Kosovës dhe Serbisë.

Lajmin e ka dhënë i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili në një status në Twitter ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes.

Në dokumentin e publikuar nga Lajçak shihet se 3 janë pikat kryesore:

1- Forcat Speciale të policisë së Kosovës do të tërhiqen nga pikat e Jarinjës dhe Bërnjakut më 2 Tetor dhe do të zëvendësohen nga forcat e KFOR-it, të cilat do të qëndrojnë në zonë për rreth dy javë për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes midis dy palëve.

2- Duke filluar nga 4 Tetori do të vendosen tabela si një masë e përkohshme duke mos hequr kështu targat aktuale.

3- Një grup pune i përbërë nga përfqësues të BE-së, Kosovës dhe Serbisë do të vijojë punën për të gjetur një zgjedhje të përhershme për recipr9ocitetin e targave. Takimi i parë do të mbahet më 21 tetor dhe pas 6 muajsh do të prezantohet zgjidhja përfundimtare.

Lajmi kryesor/ Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mbi reciprocitetin e targave, nga 2 tetori largohen forcat speciale nga pikat kufitare dhe vendoset KFOR

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni arrihet marreveshja per targat kosova vendos reciprocitetin me serbine miroslav lajčák arrihet marreveshja per targat kosova vendos reciprocitetin me serbine miroslav lajčák

Sondazh

Poll