Bota

Marrëveshja e reciprocitetit të targave, Bislimi tha se pas saj në kufi do të jenë forcat e KFOR-it, Manxhuka sqaron: Ësht

30 Shtator 2021, 08:39 Nga DOSJA
Marrëveshja e reciprocitetit të targave, Bislimi tha se pas saj

KOSOVË– Sekretari Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar lidhur me deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi mbi draft-dokumentin për zgjidhjen e çështjes së targave mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një status në Facebook, Manxhuka tha se deklarata e Bislimit i cili tha se pas marrëveshjes trupat e KFOR do të vendosen në veri, duke lënë të nënkuptohet se policia e Kosovës do të largohet. Ai tha se në pikat kufitare në veri do të vazhdojë të jetë Policia e Kosovës vetëm se Njësia Speciale do të zëvendësohet me KFOR-in.

Postimi i plotë:

“Tre keqkuptime të qëllimshme nga deklarata e zv.kryeministrit Besnik Bislimi:
1. Në pikat kufitare do të jetë Policia e Kosovës, pra SHTETI i Kosovës, vetëm Njësia Speciale zëvendësohet me KFOR;
2. Parimi i reciprocitetit mbetet në fuqi, siç bëhet me targat e Kosovës do të bëhet edhe me ato të Serbisë;
3. Targat KM (akronimi serbisht për Komunën e Mitrovicës) nuk përbëjnë përjashtim, ato janë dhe mbeten ilegale për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Manxhuka.

Lajmi kryesor/ DITA 2/ Ende pa marrëveshje! Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë për targat vazhdojnë në Bruksel

(d.a/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni arlind manxhuka besnik bislimi kosova vendos reciprocitetin me serbine arlind manxhuka besnik bislimi kosova vendos reciprocitetin me serbine

Sondazh

Poll