Bota

Nicolas Sarkozy shpallet fajtor për herë të dytë, akuzohet për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore të 2012

30 Shtator 2021, 09:58 Nga DOSJA
Nicolas Sarkozy shpallet fajtor për herë të dytë, akuzohet

FRANCË- Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy përballet me një dënim të mundshëm me burg pasi një gjykatë në Paris e shpalli atë fajtor për financimin ilegal të përpjekjeve të tij të pasuksesshme të rizgjedhjes në vitin 2012.

Sipas Guardian, Sarkozy, i cili nuk ishte në gjykatë për verdiktin, ka mohuar akuzat dhe potencialisht mund të apelojë kundër vendimit.

Prokurorët thanë se pothuajse dyfishi i shumës maksimale të lejuar prej 22.5 milion euro u shpenzua për fushatën, në një zgjedhje që ai humbi përballë François Hollande i partisë Socialiste.

Gjykata do të shpallë dënimin më vonë, teksa rokurorët po kërkojnë një vit burg për 66-vjeçarin. Ai në çdo rast nuk ka gjasa të shkojë në burg menjëherë pasi pritet të apelojë kundër vendimit.

Sarkozy u shpall fajtor në një gjykim të veçantë në mars për përpjekjen për të korruptuar një gjykatës në mënyrë që të merrte informacion konfidencial në lidhje me një hetim gjyqësor. Ish-presidenti u dënua me tre vjet burg në atë gjyq, dy prej të cilave u pezulluan, por në fakt nuk ka kaluar ende kohë në burg, ndërsa apeli i tij është në pritje.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota nicolas sarkozy del në gjyq nicolas sarkozy del në gjyq

Sondazh

Poll