Bota

‘Vendimtare që të zgjidhet situata me dialog’, von der Leyen takohen me presidentin serb në vijim të turit ballk

30 Shtator 2021, 09:47 Nga DOSJA
‘Vendimtare që të zgjidhet situata me dialog’, von der

SERBI- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në vazhdën e turit të saj ballkanik, është takuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në një postim në Twitter, ajo ka folur rreth çështjes së dialogut, ku u shpreh se është e nevojshme një zgjidhje e qëndrueshme pvr situatën në pikat e Jarinjës dhe Bërnjakut të cilat vijojnë të mbeten të bllokuara.

Unë i përgëzoj hapat e ndërmarrë deri më tani në reformat dhe sundimin e ligjit. E rëndësishme për të përparuar më tej në mënyrë që Serbia të mund të anëtarësohet në BE. Gjithashtu vendimtare është të përdoret dialogu i lehtësuar nga BE-ja për ta gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën aktuale me Kosovën”, shkroi ajo.

Bashkëpunimi është e vetmja rrugë përpara”, theksoi presidentja e Komisionit Evropian.

Vizitat e von der Leyen vijnë një javë para samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor i cili do të mbahet më 6 tetor. Von der Leyen e paralajmëroi vizitën në vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë fjalimit të saj të përvitshëm në Parlamentin Europian. Vizita e Leyen vjen në një moment kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin miratimin e hapjes së negociatave pasi procesi është bllokuar dy herë nga vetoja e Bullgarisë ndaj Shkupit, megjithëse vendet e tjera anëtare kishin rënë dakord që dy vendeve t’i jepet drita jeshile.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic ursula von der leyen ne serbi aleksander vucic ursula von der leyen ne serbi

Sondazh

Poll