Bota

‘Luftë’ mes bandave në burgun e Ekuadorit, 116 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur, familjarët të dëshpëruar rr

30 Shtator 2021, 08:54 Nga DOSJA
‘Luftë’ mes bandave në burgun e Ekuadorit, 116 të

EKUADOR- Numri i të vdekurve në një betejë bandash në një nga burgjet më të mëdhenj të Ekuadorit shkoi në 116, tha presidenti Guillermo Lasso, pasi autoritetet zbuluan trupat e më shumë viktimave, përfshirë të paktën gjashtë të cilëve iu ishte prerë koka.

Sipas Guardian, 80 të burgosur të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve të së martës në Penitenciaria del Litoral në provincën Guayas, e cila ka qenë skena e luftimeve të përgjakshme mes bandave për kontrollin e burgut muajt e fundit.

Është për të ardhur keq që grupet kriminale po përpiqen t’i shndërrojnë burgjet në një fushë beteje për mosmarrëveshjet e pushtetit,” u tha Lasso gazetarëve në Guayaquil, qyteti më i madh i Ekuadorit.

Automjete të blinduara, ushtarë, ambulanca dhe të afërm të të burgosurve u mblodhën jashtë burgut, këta të fundit prisnin lajme mbi familjarët që kanë brenda në burg. Dhuna përfshinte të shtëna me armë, thika dhe shpërthime dhe u shkaktua nga një mosmarrëveshje midis bandave të burgjeve Los Lobos dhe Los Choneros, thanë zyrtarët.

Kol Mario Pazmiño, ish -drejtori i inteligjencës ushtarake të Eikuadorit, tha se luftimet e përgjakshme tregojnë se “krimi i organizuar ndërkombëtar ka përshkuar strukturën” e sistemit të burgjeve të Ekuadorit, duke shtuar se kartelet Sinaloa të Meksikës dhe Jalisco të Gjeneratës së Re operonin përmes bandave vendase.

Në korrik, Lasso dekretoi një gjendje të jashtëzakonshme në sistemin e burgjeve të Ekuadorit pas disa episodeve të dhunshme që rezultuan në vdekjen e më shumë se 100 të burgosurve. Më parë, dita më e përgjakshme ndodhi në shkurt, kur 79 të burgosur vdiqën në një trazirë të njëkohshme në tre burgje në vend. Në korrik, 22 të burgosur të tjerë humbën jetën në burgun Litoral, ndërsa në shtator një qendër penitenciare u sulmua nga dronët, duke mos lënë viktima.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota guillermo lasso lufte bandash ne ekuador trazira ne burgun e ekuadorit guillermo lasso lufte bandash ne ekuador trazira ne burgun e ekuadorit

Sondazh

Poll

Bota 29 Shtator 2021, 16:52

KOSOVË – Kosova dhe Serbia kanë dalë pa marrëveshje nga bisedimet e zhvilluara ditën e sotme në Bruksel, pas situatës së tensionuar mes dy vendeve. M...