Bota

Përmbytje masive në Slloveni, rrugët, garazhet dhe makinat mbulohen nga uji (VIDEO)

30 Shtator 2021, 09:03 Nga DOSJA
Përmbytje masive në Slloveni, rrugët, garazhet dhe makinat

SLLOVENI– Gjatë pasdites së djeshme dhe në mbrëmje, pjesa më e madhe e Sllovenisë u godit nga një stuhi e fortë dhe shira të rrëmbyeshçm. Fronti i ftohtë solli shi 120 mm në një orë

Sipas mediave të huaja, në Žalec një pemë ra në vijën hekurudhore, dhe në Cankovo ​​rrufeja goditi pemën duke shkaktuar një zjarr në zonën pranë. Ishte ndërhyrja e zjarrëfikësve që vuri nën kontroll situatën, ata gjithashtu arritën të largonin një pjesë të ujit të grumbulluar duke thithur ujin me pompa.

Në mbrëmje, disa metro dhe rrugë u përmbytën në Lubjanë, dhe pjesa veriore është mbyllur plotësisht në seksionin Kosez nga nyja Ljubljana Bežigrad në nyjen Podutik në Ljubljana për shkak të rrugës së përmbytur.

Parashikuesi i motit, Rok Nosan tha se më shumë shi ra në një kohë të shkurtër sesa kishte rënë më parë në dy muaj bashkë.

Ndër stacionet meteorologjike zyrtare, Parku i Peizazhit Goričko spikat me 93 dhe Lubjana me 88 litra shi për metër katror, i cili, sipas një llogaritjeje matematikore, ndodh mesatarisht vetëm një herë në 250 vjet.”- tha ai.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota permbytje ne slloveni rok nosan permbytje ne slloveni rok nosan

Sondazh

Poll

Bota 29 Shtator 2021, 16:52

KOSOVË – Kosova dhe Serbia kanë dalë pa marrëveshje nga bisedimet e zhvilluara ditën e sotme në Bruksel, pas situatës së tensionuar mes dy vendeve. M...