Aktualitet

Rekomandimi i ONM, Komisioneri Publik ankohet në KPA, kërkon shkarkimin e gjyqtares Atalanta Zeqiraj

30 Shtator 2021, 10:59 Nga DOSJA
Rekomandimi i ONM, Komisioneri Publik ankohet në KPA, kërkon

TIRANË– Komisioneri Publik është ankuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Vlorës, Atalanta Zeqiraj. Pasi u konfirmua në detyrë, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit rekomandoi pak ditë më pas, që më 17 shtator, shkarkimin e saj tek Komisioneri Publik, por juristët e Vlorës i kanë dalë në mbrojtje gjyqtares. Megjithatë sot Komisioneri Pubik ka dërguar kërkesën e tij në KPA. 

NJOFTIMI NGA KOMISIONERI PUBLIK

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 410, datë 30.6.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Atalanta Zeqiraj, me funksion gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Komisioneri Publik konstaton se, nga shqyrtimi i vendimit nr. 410/2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe akteve shoqëruese të tij, bazuar në Rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), paraqiten rrethana të tilla ligjore, që e bëjnë të cenueshëm vendimin në tërësinë e tij.

Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen dhe, në përfundim të gjykimit, të vendosë në mënyrë alternative lënien në fuqi të vendimit nr. 410, datë 30.6.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose ndryshimin e tij. Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi bashkë me Rekomandimin e ONM-së janë publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë procesit të “filtrimit” të gjyqtares në tre shtyllat e Vettingut, doli në përfundimin se gjyqtarja mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Atalanta Zeqiraj përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, e ushtron funksionin prej 7 vitesh në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet atalanta zeqiraj atalanta zeqiraj

Sondazh

Poll